LSDM: Në mes të skandalit kriminal me “Alta Banka”, Koçoska dhe Mickoski manipulojnë të dhëna për borxhin publik

Në mes të skandalit kriminal me “Alta Banka”, Koçovska dhe Mickoski manipulojnë të dhëna për borxhin publik për të fshehur borxhin historik të bandës kriminale. Ndërsa skandali me Alta Banka trondit opinionin publik dhe kërkohet përgjegjësi nga Mickoski dhe Slaveski, ministrat e tij janë në panik dhe bëjnë gjithçka për ta mbrojtur, madje edhe duke manipuluar të dhëna ekonomike, thonë nga LSDM.
“Në ditën kur u zbulu skandali me Alta Banka, ministrja e financave Koçoska kreu një vepër të re kriminale me manipulim të paprecedentë të të dhënave zyrtare për borxhin publik.
Koçoska njoftoi se në tremujorin e tretë të këtij viti borxhi publik u rrit për mbi 300 milionë euro në krahasim me tremujorin e dytë, dhe tashmë në shtator arrinte në 11 miliardë euro.
Borxhi publik u rrit, por magjikisht u ul në përqindje, nga 58.8% në tremujorin e dytë në 56.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.
Një falsifikim kaq skandaloz i të dhënave nuk është bërë kurrë nga ministria e financave që nga pavarësia, madje as në kohën e Gruevskit në arrati.
Ditën e djeshme ajo vetë në publik konfirmoi falsifikimin skandaloz me të cilin pa turp vendosi të manipulojë dhe të falsifikojë të dhënat për borxhin publik. Kjo përputhet me raportin më të zi të KE-së. Ky veprim kriminal është vetëm një konfirmim i kaosit që mbretëron në institucionet.
Koçovska fsheh të gjitha tabelat e mëparshme për borxhin publik, LSDM i bën publike.
Njoftojmë se edhe për këtë falsifikim do të ketë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin partiak.



