E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Serbia fillon me rindërtimin e 32 kilometrave të tjera të hekurudhës drejt Bullgarisë

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë ka miratuar fillimin e fazës së katërt të rindërtimit dhe modernizimit të hekurudhës Nish – Dimitrovgrad, e cila lidh Serbinë me Bullgarinë, raportojnë mediat serbe.

Faza e re përfshin rreth 32 kilometra hekurudhë, rindërtimin e katër stacioneve hekurudhore dhe ndërtimin e katër kalimeve rrugore.

Punimet do të kryhen në segmentet midis Dolac dhe Crvena Reka, Crvena Reka dhe Bela Palanka, Bela Palanka dhe Çiflik, si dhe Çiflik dhe Stanice.

Sipas lejes së lëshuar, fillimi i planifikuar i punimeve ndërtimore është më 6 nëntor 2026, domethënë nesër.

Hekurudha Nish – Dimitrovgrad është pjesa e vetme e Korridorit 10 që nuk është elektrifikuar dhe përfaqëson lidhjen hekurudhore direkte midis Serbisë dhe Bullgarisë. Ajo ka një rol të rëndësishëm në transportin e mallrave nga Turqia dhe Lindja e Mesme.

Lajme të ngjashme