VMRO-DPMNE: Në shtëpinë e Zaevit në Greqi fshiheshin kriminelë në arrati që kërkoheshin me fletë-arrest

Sekretari aktual Organizativ i LSDM-së, Zoran Trifunovski në një intervistë të tij pranoi dhe konfirmoi publikisht se ndërsa ishte në arrati nga drejtësia maqedonase, ai takohej me Zaevin në vilën e tij në Greqi, thonë nga VMRO-DPMNE.
„Sekretari Organizativ i LSDM-së, Trifunovski thotë se Zoran Zaev ishte një nga miqtë që i ndihmoi ndërsa ishte në arrati, për të cilën është shumë mirënjohës. Trifunovski është një person i cili, fillimisht, është dënuar me burg për therjen e një ish-drejtori të Ujësjellësit të Ohrit, sipas informacioneve të disponueshme publikisht, për shkak të borxheve të pazgjidhura më parë lidhur me tenderin. I njëjti Trifunovski, i cili tani është shpërblyer me një pozicion të lartë partiak në LSDM, me ardhjen në pushtet të partisë së Zaevit dhe njerëzve të tij në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është liruar nga akuza“, thonë nga partia.
Nga VMRO-DPMNE thonë se pasi Trifunovski u lirua nga përgjegjësia penale për akuzën e rëndë, në vitin 2023 qeveria e LSDM-së e emëroi atë drejtor të MJ Infrastrukturës.
„Me kuadro të tilla kontraverse, persona me dosje kriminale, nën komandë të drejtpërdrejtë dhe persona që e lavdërojnë Zaevin, LSDM dhe Venko Filipçen duan t’u ofrohen qytetarëve maqedonas si fytyra të reja në politikën maqedonase. Prandaj janë aty ku janë, në margjina dhe në fund të skenës politike, me një rating të dobët në prag të gabimit statistik, parti e tretë në shtet, e pesta në qytetin e Shkupit dhe me një mosbesim të madh nga qytetarët“, thonë nga VMRO-DPMNE.



