VMRO-DPMNE: Fabrika e krijimit të frikës dhe panikut nga LSDM, nën udhëheqjen e Filipçes nuk do të ketë sukses ashtu siç nuk pati as me migrantët, as me ujin, as me pensionet

Nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet vlerësojnë se LSDM dhe Venko Filipçe në asnjë mënyrë nuk e lënë matricën, siç thonë, çdo temë dhe gjendje në shtet e përdorin për të ngritur histeri dhe për të shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.
„Kështu ishte me temën e migrantëve në Maqedoni, me ujin në Gostivar, më pas përhapën panik se uji për pije në Shkup është i pasigurt, pastaj se PIOM-i ishte i rrezikuar, dhe pensionistët nuk do të mund të marrin pensionet e tyre dhe çfarë tjetër jo.
Tani së fundmi u kapën edhe për gjendjen me sistemin bankar, si një përpjekje e re për të arritur hapësirë mediatike dhe për të fituar ndonjë pikë të mjerë politike, sepse me plan, program dhe ofertë për qytetarët, dukshëm nuk mundën“.
Nga partia në pushtet theksojnë se as sistemi bankar në shtet nuk është vënë në pikëpyetje, as nuk ka pakënaqësi, as trazira apo panik.
„Vetëm LSDM dhe Venko Filipçe duan në mënyrë artificiale të shkaktojnë trazira dhe panik tek qytetarët dhe mosbesim të tyre në sektorin bankar dhe institucionet shtetërore.
Tezat e hedhura nga Venko Filipçe në formë pyetëse të mbështjella nuk e shpëtojnë nga përgjegjësia për përpjekjen për të krijuar frikë, panik dhe pasiguri tek qytetarët se paratë e tyre janë të rrezikuara“.
Shteti, përfshirë Bankën Popullore, sigurojnë nga VMRO-DPMNE-ja, po ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e interesave të shtetit, qytetarëve, kursimtarëve, investitorëve.
„Fabrika për krijimin e frikës dhe panikut e LSDM-së, nën udhëheqjen e Filipçes nuk do të ketë sukses, ashtu siç nuk pati me migrantët, as me ujin, as me pensionet“.


