E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Distributorë të rremë të energjisë vodhën shtëpi në Greqi, grabitja mbi 227.000 euro

Katër persona janë arrestuar në Greqi nën dyshimin se paraqiteshin si punonjës të një kompanie të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe vodhën dhe mashtruan qytetarë, duke përfituar një grabitje me vlerë mbi 227.000 euro, njoftoi "Ekathimerini".

Të dyshuarit, të moshës nga 20 deri në 39 vjeç, menaxhonin një qendër telefonike të rreme në Greqinë Perëndimore dhe përdornin numra telefoni të paregjistruar.

Ata telefononin qytetarët dhe i bindnin se në shtëpitë e tyre kishte problem me instalimin elektrik. Më pas u jepnin udhëzime që paratë dhe bizhuteritë t’i linin në një dhomë, ndërsa ata të kalonin në një tjetër. Ndërsa viktimat ishin larguar, bashkëpunëtorët e tyre hynin në shtëpi dhe vidhnin sendet me vlerë.

Policia deri tani ka zbardhur një rast të grabitjes dhe 15 vjedhje.

Lajme të ngjashme