(Video) Asgjë e re në Angli, United humbi nga Chelsea

Manchester United në javën e nëntë pësoi humbjen e pestë në Premier League. "Djajtë e Kuq", pasdite humbën në Londër nga Chelsea me rezultat 2:0. United pas nëntë raundeve ka vetëm një fitore dhe shtatë pikë modeste. Duket se pas këtij ndeshjeje Michael Carrick do të shkarkohet.
Ironia është se në "Stamford Bridge", United u shpërbë për 10 minuta, pasi luajti mirë pjesën e parë dhe ishte kundërshtari më i mirë. Në pjesën e parë, për shkak të pozicionit jashtë loje u anulua goli i Mateus Cunha, ndërsa Bruno Fernandes, i cili u rikthye në formacionin startues, nuk realizoi një shans të madh.
Derisa po afronte fundi i pjesës së parë, Amad Diallo humbi dy shanse.
Shansi më i mirë në pjesën e parë, Chelsea e pati përmes Caicedo por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Në pjesën e dytë, United hyri në një vrimë të zezë, lojtarët në fanellat e kuqe patën 14 minuta të këqija.
Morgan Rogers shënoi gol për 1:0 në minutën e 50-të, dhe 10 minuta më vonë, Lisandro Martinez me një start të papërshtatshëm ndaj Fofana-s bëri penallti. Për fat të keq ai mori kartonin e dytë të verdhë. Kur Palmer goditi nga pika e bardhë u bë e qartë se ndeshja ishte e vendosur.



