Gjorxhevski për masën e re për çiftet e reja të martuara: Ajo është pjesë e programit tim zgjedhor, nuk bëhet fjalë për një iniciativë të pranuar

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orcë Gjorxhevski, theksoi se masa për lirimin nga komunalitë për çiftet e reja të martuara është pjesë e programit të tij zgjedhor dhe nuk bëhet fjalë për një iniciativë të pranuar.
„Pashë informacione të shpërndara se dyshohet se kam pranuar iniciativën e dikujt për lirimin e çifteve të reja të martuara nga komunalitë për ndërtim, por kjo nuk është e vërtetë. Të nderuar, kjo është një praktikë që unë e vendosa për herë të parë në historinë e këtij shteti të pavarur në Komunën Kisella Vodë ndërsa isha kryetar komune dhe aty pata mundësinë të liroj 40 për qind të çifteve të reja të martuara që duhet t’i ndihmojmë si institucione nga komunalitë për ndërtim. E njëjta masë është parashikuar në programin tim zgjedhor, ku thuhet ‘Në vazhdimësi me masën e suksesshme nga Kisella Vodë – Adresa për shtëpinë e përbashkët – do të zgjerrojmë mbështetjen për çiftet e reja të martuara në nivelin e qytetit të Shkupit. Çiftet e reja të martuara deri në 40 vjeç pa pasuri të tjera do të marrin deri në 100 për qind nëse edhe komuna jep pëlqimin për këtë, lirimin nga komunalitë gjatë ndërtimit të shtëpive për banim’“, theksoi Gjorxhevski.
Kryetari shpjegoi se lirimi do të jetë 60 për qind nga Qyteti i Shkupit dhe, nëse komuna pajtohet, 40 për qind shtesë ose gjithsej kumulative 100 për qind.
„Kjo masë është një investim i drejtpërdrejtë në rinovimin demografik, barazinë gjinore dhe banimin e përballueshëm për të rinjtë në Qytetin e Shkupit. Kjo do të thotë se sipas projeksioneve tona për buxhetin dhe mundësive tona buxhetore, sot propozojmë masën nga programi im për lirimin e çifteve të reja të martuara deri në 40 vjeç nga komunalitë për ndërtim në Qytetin e Shkupit dhe shpresoj që të gjithë ju do të jepni mbështetje për të. Me këtë, do t’u ndihmojmë ndjeshëm çifteve të reja të martuara, diçka që është detyrë jonë, të krijojnë shtëpinë e tyre dhe qoshen e tyre ku do të zhvillojnë dhe zgjerojnë familjet e tyre“, tha Gjorxhevski.



