E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Komuna e Shkupit pranoi iniciativën e Levicës: Çiftet e rinj do të lirohen nga pjesa e tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore

Komuna e Shkupit pranoi iniciativën e grupit këshilltar të Levicës, për lirimin e çifteve të rinj nga pagesa e pjesës së tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore që i përket Komunës, gjatë ndërtimit të shtëpisë së tyre të parë familjare, njoftojnë nga partia Levica.

"Me këtë iniciativë, Levica propozon një masë konkrete lokale për uljen e barrës financiare mbi çiftet e rinj dhe lehtësimin e qasjes në banesën e tyre, në kushte kur kostot e larta për tokën ndërtimore, materialet, fuqinë punëtore dhe taksat administrative e bëjnë zgjidhjen e çështjes së banimit gjithnjë e më të vështirë.

Lirimi i propozuar i referohet pjesës së tarifës që përbën të ardhura për Komunën e Shkupit, pa prekur pjesën që ligjërisht i takon komunës në territorin e së cilës ndodhet parcela ndërtimore.

Masa është e destinuar për çifte ku të dy bashkëshortët nuk kanë pronë tjetër banimi të përshtatshme për jetesën e tyre dhe që ndërtojnë shtëpinë e parë familjare për nevoja të tyre", thonë nga partia Levica.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

"Formimi i familjes dhe sigurimi i një shtëpie të vetme nuk duhet të jenë privilegj i vetëm për ata me të ardhura të larta ose pasuri të trashëguar. Vetëqeverisja lokale ka detyrën të krijojë politika që ndihmojnë të rinjtë të formojnë familje, të ndërtojnë shtëpinë e tyre dhe të shohin të ardhmen e tyre në Shkup", thuhet në arsyetimin e iniciativës.

"Me pranimin e iniciativës hapet mundësia për vendosjen e një mase konkrete lokale për mbështetjen e familjeve të reja, e cila do të kontribuojë në uljen e kostove fillestare për ndërtimin e shtëpisë së tyre, nxitjen e të rinjve për të qëndruar në Shkup dhe krijimin e kushteve më të mira për formimin dhe zgjerimin e familjeve.

Levica mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave që vendosin nevojat e qytetarëve në plan të parë dhe në promovimin e masave që ofrojnë mbështetje konkrete dhe të drejtpërdrejtë për të rinjtë, në vend të premtimeve deklarative", shtohet në njoftimin e Levicës.

Lajme të ngjashme