(Video) Komuna e Butelit: Fundi i uzurpimit të hapësirës publike në Shkup Verior

Sot shërbimet kompetente të Komunës së Butelit hoqën bllokuesit metalikë të vendosur në mënyrë të paligjshme dhe liruan vendet publike të parkimit të uzurpuara në Shkup Verior, njoftoi Komuna.
"Në komunën e Butelit asnjë qytetar nuk ka të drejtë të zotërojë hapësirën publike. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, theksoi se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët, pa përjashtim, dhe zbatohen në të gjithë territorin e komunës së Butelit", shtojnë nga Komuna.



