Rekord 356 milionë euro për tenderët lokalë në 2025: komunat për një vit shpenzuan për prokurime publike sa në dy vitet e mëparshme së bashku, hulumtim i CGK

Qendra për Komunikim Qytetar publikoi hulumtimin dhe bazën e të dhënave për kontratat e prokurimeve publike të komunave në vitin 2025.
Hulumtimi tregon se:
· 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit në vitin 2025 kanë lidhur gjithsej 4.300 kontrata për prokurime publike me vlerë rekord prej 21.9 miliardë denarë, ose 356 milionë euro.
· Vlera e tenderëve komunalë në vitin zgjedhor 2025 është rritur thuajse dyfish në krahasim me vitin paraprak dhe ka qenë po aq sa në dy vitet e mëparshme së bashku.
· Vlera më e madhe e prokurimeve publike për vitin 2025 është në Komunën e Tetovës – plot 22.5 milionë euro. Prokurimet më të vogla publike, nën gjysmë milioni euro, i ka Staro Nagoriçani.
· Tetova ka edhe rritjen më të madhe vjetore të vlerës së tenderëve prej plot 20 milionë euro, ndërsa rënien më të madhe prej 6 milionë euro e ka Strumica.
· Qyteti i Shkupit për herë të dytë radhazi nuk është në pozitën e parë. Vitin e kaluar ra në vendin e gjashtë, ndërsa këtë vit është në vendin e 14 me vlerë tenderësh vetëm 8.5 milionë euro.
· Vlera më e madhe e prokurimeve publike për banor ka Çairi, me 2381 euro, në krahasim me Centar Zhupën, që ka vetëm 12 euro për banor.
· Komunat vitin e kaluar lidhën kontrata për prokurime publike me 1.185 kompani, por më shumë se një e katërta e vlerës totale të tenderëve lokalë përfundoi vetëm në 10 kompani.
· Në krye sipas vlerës totale të kontratave të lidhura është Zhikol nga Strumica me vlerë kontratash prej një miliard denarë, ose rreth 16 milionë euro.
Të dhënat e plota për prokurimet publike komunale nga viti 2015 deri tani gjenden në baza speciale të të dhënave të Qendrës për Komunikim Qytetar.
Mund të qaseni në hulumtimin e plotë përmes lidhjes së mëposhtme.


