E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Paditë penale kundër një banori të Strugës për prerje të paligjshme të drurëve

Policia ka ngritur padi penale kundër një banori të Strugës për prerje të paligjshme të drurëve në fshatin Podgorc.

Sipas informacioneve të SVR Ohrit, është ngritur padi penale kundër R.A.(45) nga fshati Podgorc i Strugës, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprave penale "shkatërrim i pyjeve" dhe "vjedhje".

Më 16.10.2026, patrulla të përbashkëta të punonjësve të policisë nga OVR Struga dhe Policia Pyjore nga Struga, kanë kryer kontrolle në zonën malore mbi fshatin Podgorc ku kanë kapur të pandehurin duke prerë në mënyrë të paligjshme një dru të lisit të papërcaktuar në një parcelë pyjore në pronësi shtetërore, me qëllim për ta marrë në mënyrë të paligjshme.

Ai është arrestuar, ndërsa drurët e prerë në mënyrë të paligjshme janë dorëzuar në Policinë Pyjore.

Lajme të ngjashme