Ministria e Transportit: DUI dhe LSDM shkatërruan ndërmarrjet publike Hekurudhat Maqedonase Transport dhe Infrastrukturë, Prokuroria Publike të veprojë mbi raportet e auditimit

Të dy ndërmarrjet publike Hekurudhat Maqedonase Transport dhe Hekurudhat Maqedonase Infrastrukturë kanë pranuar dy raportet e auditimit për periudhën në të cilën ndërmarrjet drejtoheshin nga kuadrot e LSDM dhe DUI. Në raportin e auditimit, i cili është përgatitur në kërkesë të drejtuesve aktualë, janë shënuar probleme kyçe dhe për to tashmë janë ndërmarrë masa, thonë nga Ministria e Transportit.
„Mendojmë se bazuar në anomalitë e shënuara në raport dhe problemet kyçe që janë injoruar nga drejtuesit e mëparshëm, ndërmarrjet publike janë sjellë në prag të falimentimit dhe shkatërrimit të plotë.
Si ministëri bëjmë apel që Prokuroria Publike dhe institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet e Zyrës Shtetërore të Auditimit. Zyra Shtetërore e Auditimit duhet me detyrë zyrtare t'i dërgojë raportet te institucionet kompetente, dhe ato në tërësi do të dërgohen te Prokuroria Publike dhe bëjmë apel që të veprojë mbi këto raporte.
Raportet për të dy ndërmarrjet publike, Hekurudhat Maqedonase Infrastrukturë dhe Hekurudhat Maqedonase Transport, lidhen me veprimtarinë deri në vitin 2024, dhe është kryer auditimi i raporteve financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së ndërmarrjeve publike“, njoftoi Ministria e Transportit.



