E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Stef Kari e mposhti edhe Majamin

Basketbollistët e Golden State Warriors, në natën mes të enjtes dhe të premtes, regjistruan një fitore rutinë në përballjen me Miami Heat, 120:100.

Për Warriors, pas një fillimi të keq të sezonit me tri humbje, kjo është fitorja e gjashtë radhazi, ndërsa Miami Heat pësoi humbjen e gjashtë dhe tani janë me bilanc 3-6.

Miami u mbajt mirë deri në çerekun e tretë, i cili kaloi në dominim absolut të "luftarëve", dhe e fituan atë me 15 pikë diferencë (38:23).

Miami nuk arriti të kthehej në një minus me një shifër deri në fund të ndeshjes dhe pësoi një humbje të thellë.

Më i miri te fituesit ishte Stef Kari me 29 pikë dhe katër asistime. Debutanti Jaxel Landeborg pati 17 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Në anën tjetër, Davion Mitchell pati 22 pikë dhe tetë asistime, Janis Adetokumbo shënoi 20 pikë me 14 kërcime, ndërsa Bam Adebajo pati double-double me 18 pikë dhe dhjetë kërcime.

Phoenix Suns ndërprenë një seri të keqe rezultatesh, pas katër humbjesh, duke triumfuar në përballjen me Orlando Magic (117:104).

Devin Booker shënoi 30 pikë, Dillon Brooks shtoi 24 pikë. Suns vendosën ndeshjen pas tre çerekëve. Phoenix realizoi 17 tripla.
Wendell Carter Junior ishte i shkëlqyer te Orlando me 27 pikë dhe 13 kërcime, Franz Wagner kombinonte 15 pikë dhe po aq asistime.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme