Qeveria miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026

Qeveria sot në seancë shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.
Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e anës së të ardhurave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal nga masat që ka ndërmarrë Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe biznesit, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së në karburante.
Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat totale parashikohen në nivel prej 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet parashikohen në 420.5 miliardë denarë, ku deficiti buxhetor mbetet në nivel të pandryshuar.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është të ruhet stabiliteti i financave publike, të sigurohet funksionimi i pandërprerë dhe i rregullt i institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara dhe shlyerja në kohë e të gjitha detyrimeve.
Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit do të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.
Lajme të ngjashme
Drejtori i TIRZ, Goce Dimovski sot vizitoi "Gereshaimer" në TIRZ Shkup 2, ku zhvilloi një takim me menaxhmentin e kompanisë, pas së cilit ndoqi një vizitë në kapacitetet prodhuese. Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale të kompanisë, planet e saj zhvillimore dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të…
13:35Indeksat evropianë të bursave sot janë në rritje, ndërsa çmimi i naftës Brent u rrit mbi 106 dollarë për fuçi për shkak të eskalimit të konfliktit midis Huthive dhe Arabisë Saudite, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdojnë tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Çmimi i naftës Brent për dorëzim në dhjetor u rrit për…
10:28Në kuadër të Takimeve Vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që këtë vit mbahen në Bangkok, Tajlandë, ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Kocoska zhvilloi takime me nënkryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani, nënkryetarin e Korporatës…
09:49

