E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Aksident i rëndë autobusi në Francë

Në një aksident autobusi që ndodhi këtë mëngjes në lindje të Francës, afër kufirit me Zvicrën, ka më shumë persona të lënduar, konfirmuan autoritetet lokale, transmeton "Reuters".

Derisa ka informacione të kundërta për llojin e autobusit. Ministri i arsimit Eduar Zhefere deklaroi se bëhet fjalë për një autobus shkollor, ndërsa prefekti i rajonit tha se në aksident ishte i përfshirë një autobus ndërqytetas.

Televizioni francez BFM TV publikoi një fotografi të një autobusi blu e i bardhë të përkulur në gropë pranë rrugës, ndërsa rreth tij qëndronte një grup njerëzish.

Televizioni raportoi për dy të vdekur, por një zëdhënës i mbrojtjes civile deklaroi se nuk mund të konfirmojë raste vdekjesh. As prefektura nuk mundi të konfirmojë se ka të vdekur, thanë ata për "Reuters".

Ministri i transportit Filip Tabaro njoftoi se është në rrugë drejt vendit të aksidentit.

Sipas informacioneve shtesë të gazetës franceze "L’Èst Républicain", aksidenti ndodhi afër vendit Lan, në jug të Burg an Bres. Kryetari i bashkisë Iv Kristen deklaroi për AFP se autobusi doli nga rruga dhe goditi një pemë në gropë, ku dy persona pësuan ndalje të zemrës, ndërsa disa të tjerë u lënduan.

Lajme të ngjashme