Ambasada iraniane në Indi tall debaklin e Trumpit: publikoi video të gjeneruar me inteligjencë artificiale

Ambasada iraniane në Indi talli presidentin amerikan Donald Trump pas humbjes së rëndë të Partisë Republikane në zgjedhjet në SHBA.
Në profilin e saj zyrtar në platformën X, ambasada publikoi një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shihet se si rojet e sigurisë të Trumpit e mbajnë presidentin amerikan dhe e hedhin në një kontejner mbeturinash, mbi të cilin shkruan "Mbetje të rrezikshme".
Videoja u shoqërua me një mesazh të shkurtër: "Zgjedhjet në SHBA", i shoqëruar me një emotikon.
Kjo përbën një tallje të hapur ndaj Trumpit dhe dështimit zgjedhor të Partisë së tij Republikane.



