Me automjet mallrash përplas fëmijë gjashtëvjeçar në Shkup

Dje në orën 16:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „362“ në Shkup, 48-vjeçari M.S. nga Shkupi duke drejtuar një automjet mallrash „Mercedes“ me targa të Shkupit ka goditur një fëmijë 6-vjeçar nga Shkupi.
Në aksident fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup.
Policia njoftoi se është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.



