E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Me mjet transporti goditi makinën e policisë, pastaj sulmoi policët në Lipkovë

Policia e Kumanovës ngriti padi penale kundër 27-vjeçarit E.S. nga fshati Aracinovë i Shkupit, për shkak të dyshimeve se me një mjet transporti goditi një makinë zyrtare të policisë, dhe më pas sulmoi fizikisht punonjësit e policisë.

Sipas informacionit nga buletini policor i MPB-së, incidenti ndodhi më 29 shtator në fshatin Otllja, Komuna Lipkovë, kur i dyshuari nuk ndaloi në shenjën e dhënë për ndalim, por me mjetin transportues goditi makinën e policisë. Më pas sulmoi fizikisht policët ndërsa ata po kryenin veprime zyrtare.

Kundër tij është ngritur padi penale për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprën penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë".

Lajme të ngjashme