E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kremlini: Europianët nuk janë të ftuar në negociatat mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Përfaqësuesit evropianë nuk do të marrin pjesë në negociatat teknike trilaterale mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, të planifikuara për muajin e ardhshëm, deklaroi ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov. Sipas tij, është arritur marrëveshja që bisedimet të mbahen pa pjesëmarrjen e Evropës, shkruan „Pravda“.

„Mund të vijnë nëse blejnë bileta, por askush nuk ka ndërmend t’i ftojë në tryezën e negociatave“, tha Ushakov.

Ushakov nuk konfirmoi deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski se negociatat teknike mund të mbahen më 10 nëntor. Zyrtari rus shtoi se data e takimit do të publikohet së shpejti.

Ushakov më parë njoftoi se Rusia është e gatshme të vazhdojë me negociatat trilaterale me SHBA-në dhe Ukrainën për të vënë fund luftës pas 4 nëntorit. Zelenski, nga ana tjetër, deklaroi se pas bisedimeve mes liderëve evropianë dhe presidentit rus, ekzistojnë tregues që Moska po mendon seriozisht për një takim të ekipeve negociuese në Abu Dabi.

Ai gjithashtu shtoi se mbajtja e takimit trilateral të ekipeve teknike ukrainase, amerikane dhe ruse, e planifikuar për fillimin e nëntorit, varet nga SHBA-ja. „Telegraf“ publikoi se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë raundin e ri të negociatave paqësore për të kërkuar koncesione nga NATO-ja.

Lajme të ngjashme