E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Dënua shoferi që voziti makinën në pistën e biçikletave në Shkup

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, u sanksionua shoferi që voziti makinën në pistën e biçikletave në Shkup.

"Pas publikimit të një videoje në rrjetin social ‘TikTok’, ku shihet shoferi duke drejtuar një automjet pasagjerësh ‘Suzuki’ me targa të Shkupit në pistën e biçikletave pranë rrugës ‘Butelska’ në Shkup, në drejtim nga rrethrrotullimi drejt kryqëzimit me bulevardin ‘Bosnja dhe Hercegovina’, nga Drejtoria për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB-së Shkup, menjëherë u ndërmorën masa për identifikimin e shoferit", njoftoi MPB-ja.

Shoferi u identifikua si N.K.(46) nga Shkupi, i cili sot u thirr në bisedë zyrtare dhe u ndëshkua për shkeljen e bërë në trafik, konkretisht për drejtimin e automjetit në sipërfaqe të papërshtatshme të trafikut.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

Ministria e Punëve të Brendshme apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të mos rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Lajme të ngjashme