E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shtatë shoferë të arrestuar, mes tyre edhe tre të mitur – vozitën pa patentë shoferi

22.10.2026, 13:27

Gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në shtet, punonjës policie arrestuan shtatë shoferë, ndërsa me një prej tyre zhvilluan bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i mjetit" sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Të gjithë personat e arrestuar drejtonin mjet pa patentë shoferi dhe janë: A.S.(28) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi, A.A.(20) nga fshati Aracinovo, Shkup, një 17-vjeçar nga fshati Oreshani, komuna Zelenikovo, D.Zh.(24) nga Bitola, B.M.(24) nga fshati Dobovjani, Strugë dhe një 16-vjeçar nga fshati Mala Reçica, Tetovë. Ndërsa, punonjës policie nga SPB Veles zhvilluan bisedë zyrtare me një 17-vjeçar nga Velesi, në prani të avokatit, për shkak se drejtonte motoçikletë pa patentë shoferi, njoftoi MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen padi penale përkatëse.

Lajme të ngjashme