Parlamenti Evropian miraton shtyrje trevjeçare të rregullave më të rrepta për importin e naftës dhe gazit

Parlamenti Evropian miratoi një shtyrje trevjeçare të zbatimit të rregullave për emetimet e metanit gjatë importit të naftës dhe gazit. Vendimi vjen pas presionit nga disa qeveri, përfshirë ato të Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton "Reuters".
Me propozimin, afati për importuesit e naftës së papërpunuar, gazit natyror dhe qymyrit zgjatet deri më 31 maj 2031. Deri atëherë ata do të duhet të provojnë se kontratat e tyre të furnizimit, të lidhura ose rinovuar pas 4 gushtit 2024, përfshijnë ekskluzivisht karburante për të cilat zbatohen masa për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve, ekuivalente me ato në BE.
Metani është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike, menjëherë pas dioksidit të karbonit.
Pas votimit në Parlamentin Evropian, do të pasojnë negociata me qeveritë e vendeve anëtare për harmonizimin e versionit përfundimtar të ndryshimeve ligjore.



