Nesër regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak të garës atletike

Nesër, më 23 tetor, do të vendoset një regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak të një gare atletike, njofton MPB-ja.
Me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit Atletik do të mbahet një garë atletike me rastin e Ditës së Luftës Maqedonase, e titulluar "Gara Atletike 23 Tetori", me itinerar nga parku "Gruaja Luftëtare" në rrugën "11 Tetori", drejt sheshit "Maqedonia", drejt përmes Ura e Gurit, majtas në rrugën "Iljo Vojvoda", majtas në trotuarin e urës "Goce Dellçev", majtas në shëtitoren e lumit Vardar deri në vendin e shënuar dhe prapa në të njëjtën rrugë deri në finish para shtatores së Themeluesve të VMRO-së në parkun "Gruaja Luftëtare" në Shkup.
Për këto arsye Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të trafikut, ku trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
MPB apelon tek qytetarët të respektojnë urdhrat që japin punonjësit e policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.



