Tusk pas sulmit në Krakov me gjashtë viktima: Politikanët mos e përdorin tragjedinë për qëllime politike

Kryeministri polak Donald Tusk bëri apel ndaj politikanëve që të mos e përdorin tragjedinë për qëllime politike pas sulmit në Krakov, ku humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 12 të tjerë u plagosën.
"Ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave. I nderoj policët guximtarë që rrezikuan jetën e tyre. I bëj thirrje sinqerisht politikanëve nga të gjitha anët – mos luani me këtë tragjedi. Do të sqarojmë të gjitha rrethanat e këtij krimi", shkroi Tusk në X.
Sipas Reuters, kryeministri polak ka udhëtuar për në Krakov, dhe më parë kishte njoftuar se merr rregullisht informacione nga ministri i punëve të brendshme për hetimin.
Ministri i mbrojtjes Vladislav Košnjiak-Kamiš deklaroi se shërbimet kompetente po punojnë intensivisht në rast.



