E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

LSDM nuk ndalet së krijuari qëllimisht histeri për të shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët, Prokuroria të reagojë sipas nenit 315 të Kodit Penal, kërkon VMRO-DPMNE

LSDM nuk ndalet së krijuari qëllimisht histeri me qëllim të shkaktojë dëm për shtetin dhe qytetarët. Sjellja e tyre është e papranueshme, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa shteti dhe institucionet përgjegjëse bëjnë gjithçka dhe marrin të gjitha masat për të mbrojtur interesat dhe paratë e qytetarëve, LSDM bën gjithçka për ta sabotuar këtë, vlerësojnë në partinë në pushtet.

"Pas rasteve me krijimin e histerisë me qëllim shkaktimin e frikës, panikut dhe pasigurisë tek qytetarët për ujin e pijshëm në Shkup, në Gostivar, kolapsin e pretenduar të PIO-së dhe shumë të tjera, tani edhe me rastin e Altabankës, është koha që LSDM të vetëdijesohet për atë që po bën.

Nga ana tjetër, i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike të reagojë sipas nenit 315 të Kodit Penal, për veprën sabotazhi, ku thuhet:

"Ai që gjatë kryerjes së detyrës së tij me qëllim të rrezikojë rendin kushtetues ose sigurinë e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të fshehtë, mashtruese apo ndryshe, shkakton dëm të konsiderueshëm për organin shtetëror, institucionin ose personin juridik ku punon ose për organ tjetër shtetëror, institucion apo person juridik, dënohet me burgim të paktën tre vjet"".

Në veprimtarinë e LSDM-së me mbajtjen e konferencave për shtyp para institucioneve vitale shtetërore siç është Banka Popullore dhe akuzat e tyre të përditshme, shohim, shtojnë nga partia në pushtet, bazë për këtë vepër, sepse me vetëdije dhe qëllim duan të shkaktojnë dëm ndaj organit shtetëror, personit juridik, si dhe ndaj kursyesve, pra qytetarëve maqedonas.

"LSDM mendon se në këtë mënyrë do të arrijë përfitime politike dhe kështu do të faktorëzohet në skenën politike në Maqedoni, nga e cila votuesit maqedonas i kanë margjinalizuar plotësisht.

LSDM nuk kujdeset as për kursyesit as për kreditorët e bankës, ata bëjnë gjithçka për të dëmtuar procesin e mbrojtjes së interesave të qytetarëve, shtetit, kreditorëve dhe kursyesve".

Lajme të ngjashme