E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kalimtar i përplasur në Shkup

Në SPB Shkup dje në orën 15:00 është raportuar se në rrugën „Dijonska“ në Shkup, B.L.(36) nga Shkupi duke drejtuar një automjet mallrash „Peugeot“ me targa të Shkupit ka goditur kalimtarin L.M.(68) nga Shkupi.

Në aksident kalimtari 68-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Institucionin Publik Shëndetësor „Shën Naum Ohri“ në Shkup.

Policia njoftoi se është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Lajme të ngjashme