E fundit në Anhoch: „100 ditë mbrojtje çmimi“

Të blej tani apo të pres edhe pak?
Me siguri çdo kush që ka blerë laptop, monitor apo teknologji tjetër të paktën një herë e ka bërë këtë pyetje.
Çmimet ndryshojnë, ofertat ndryshojnë, dhe me to vjen edhe ajo ndjenja e njohur që ndoshta duhej pritur edhe disa ditë.
Por e vërteta është se momenti më i mirë për të blerë nuk është gjithmonë kur çmimi është "në zbritje", por atëherë kur produkti të nevojitet me të vërtetë.
Rrjeti kryesor i pajisjeve kompjuterike dhe teknologjisë Anhoch vendosi të zgjidhë këtë problem të shpeshtë dhe të prezantojë përfitimin më të ri për blerësit e tij – „100 ditë mbrojtje çmimi“.
Ideja është e thjeshtë: klientët të ndihen mirë dhe të sigurt me vendimin edhe pasi të blejnë.
Nëse një produkt i blerë në Anhoch, i përfshirë në mbrojtjen e çmimit, merr një çmim më të ulët shitjeje në Anhoch brenda 100 ditëve të ardhshme nga data e blerjes, blerësi mund të raportojë diferencën e çmimit dhe, pas miratimit të kërkesës, ta përdorë atë për blerje shtesë.
Me këtë përfitim të ri, Anhoch dëshiron të sjellë siguri shtesë në një nga dilemave më të shpeshta kur blen teknologji – a është sot momenti i duhur për të blerë apo më mirë të presësh ofertën tjetër.
Bli kur të duhet. Nëse çmimi bie, diferenca është e jotja.
ℹ️ „100 ditë mbrojtje çmimi“ vlen për blerjet e bëra në periudhën nga 05.11.2026 deri më 31.01.2027.
🔗 Të gjitha informacionet për mënyrën e funksionimit, kategoritë e përfshira të produkteve dhe kushtet e përdorimit janë në dispozicion në faqen zyrtare të Anhoch:
👉 www.anhoch.com/100-dena-zagarantirana-cena
PR



