Putin: Shërbimet e huaja përdorin teknologji të avancuar për të fshehur aktivitetet kriminale

Shërbimet e huaja të inteligjencës përdorin teknologjinë më të fundit për të fshehur aktivitetet kriminale, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se për këtë arsye është e rëndësishme të përmirësohet puna e Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen Financiare, Rosfinmonitoring.
"Gjeografia dhe elementët e tjerë të rreziqeve financiare padyshim po ndryshojnë sot. Kërcënimet shpesh vijnë jashtë kufijve të Rusisë. Grupi kriminal ndërkombëtar, si dhe shërbimet e huaja të inteligjencës, përdorin teknologji më të avancuara, duke përfshirë kriptovalutat dhe instrumente të tjera pagese, për të fshehur transaksionet kriminale dhe të dyshimta", tha Putin në ceremoninë për 25-vjetorin e Rosfinmonitoring.
Sipas tij, këto grupe dhe shërbime po përpiqen gjithnjë e më shumë të përfshijnë të mitur dhe të rinj në skemat e tyre, raportoi agjencia "Interfax".



