Bilali: Çdo vend që ndihmon SHBA-të të sulmojnë Iranin do të jetë një objektiv legjitim

Çdo vend që ndihmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sulme të mundshme të reja ndaj Iranit do të trajtohet si një "objektiv legjitim", tha Sardar Bilali, këshilltar i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Ai shtoi se Irani ka prodhuar armë të afta të godasin objektivat ushtarake izraelite dhe amerikane, raportuan mediat botërore.
"Bazat tona raketore kanë një rreze të mjaftueshme për të synuar regjimin sionist dhe bazat amerikane, duke përdorur armë të prodhuara në vend", tha Bilali, i cili është këshilltari kryesor i komandantit të forcave ajrore të IRGC-së.
Bilali shtoi se raketat iraniane më parë kanë goditur objektiva ushtarake izraelite në qytetet izraelite Negev dhe Dimona dhe se "sistemet armike nuk janë në gjendje t'i kapin ato", transmeton Tanjug.



