E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Independent“: Rubio mund të largohet nga administrata amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohet nga administrata e presidentit Donald Trump pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, me qëllim përgatitjen për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, njoftoi gazeta britanike „Independent“, duke u thirrur në burime nga rrethet republikane amerikane dhe qeveria britanike.

Sipas gazetës, Rubio përmendet si një nga kandidatët e mundshëm për nominimin presidencial republikan, dhe rival i tij kryesor potencial mund të jetë nënpresidenti i SHBA-së, J.D. Vance.

Burimet theksojnë se largimi i Rubios nga administrata do t’i mundësonte atij të distancohej nga politikat e Trumpit, veçanërisht në lidhje me luftën në Iran, e cila përmendet si një nga arsyet e humbjes zgjedhore të republikanëve.

Lajme të ngjashme