E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Republikan kritikon administratën: Ministre e Trump shpenzoi miliona për një reklamë ku ajo hipte kalin

Senatori republikan Tom Tillis kritikoi ashpër administratën e presidentit amerikan Donald Trump pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit. Ai pjesërisht ia faturoi dështimin zgjedhor ish-ministres së Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, dhe ministrit të Mbrojtjes, Pit Hegset, duke thënë se ata nuk kanë kapacitetin për të drejtuar institucione kaq të mëdha dhe komplekse.

Në një bisedë me gazetarën e CNN, Kaitlan Collins, Tillis theksoi se nuk ekziston një arsye e vetme për humbjen e vendeve nga republikanët në Kongres, dhe se kushdo që pretendon ndryshe – gabon.

"Duhet të riorganizohemi dhe të përgatitemi për vitin 2028. Dhe nuk do të jemi të përgatitur nëse përpiqemi përsëri të zbatojmë politikat që – sipas meje – ishin me qëllime të mira, por të realizuara keq gjatë 18 muajve të fundit", deklaroi Tillis.

Senatori nga Karolina e Veriut, i cili së shpejti do të tërhiqet nga politika, në të kaluarën shpesh kritikoi publikisht Trump dhe administratën e tij.

"Çfarë arriti Kristi Noem?"
Ai ishte veçanërisht i ashpër në kritikat ndaj ish-sekretares për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, duke pretenduar se mandati i saj nuk solli asnjë rezultat. "Nuk shoh asnjë gjë nga viti që Kristi Noem kaloi në detyrë, që – edhe me vullnet të mirë – mund të përshkruhet si sukses", tha ai.

Më pas përmendi shembuj konkretë të veprimeve të saj që i konsideron veçanërisht problematike. "Çfarë arriti ajo? Një fushatë reklamuese me vlerë 220 milionë dollarë ku ajo hipte kalin? Njerëz vdiqën në Minneapolis sepse ajo vendosi individë të papërgatitur në situata të tmerrshme. Hajde, ju lutem", tha Tillis.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Në spotin reklamues 60 sekondësh, i xhiruar në tetor të kaluar, shihet Kristi Noem me një kapelë kauboj duke hipur kalin para monumentit "Mount Rushmore". "Pse dua këto hapësira të mëdha e të hapura? Më kujtojnë pse paraardhësit tanë erdhën këtu. Jo vetëm për bukurinë, por edhe për lirinë që vetëm Amerika e ofron", thotë Noem.

Lajme të ngjashme