(Video) Përplasje mes helikopterëve në Mont Everest, vdes turist

Një shtetas indian ka vdekur, ndërsa një shtetas i Zelandës së Re është plagosur në një përplasje mes dy helikopterëve në rajonin e Mont Everestit në Nepal. Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për ulje, transmeton Reuters.
Kaman Sing Tapa Magar, shef i rajonit Solukhumbu, konfirmoi se shtetasi i plagosur nga Zelanda e Re është shpëtuar. Ai shtoi se incidenti ndodhi në zonën e Kampit Bazë të Mont Everestit.
Një nga helikopterët po transportonte turistë që më parë ishin shpëtuar nga Everest.
Në përplasje ishin të përfshirë helikopterë të kompanive Fishtail Air dhe Dynasty Air. Nga Fishtail Air njoftuan se aeroplani i tyre po transportonte pasagjerë që më parë ishin shpëtuar nga zona e Everestit dhe se u rrëzua gjatë uljes. Një përfaqësues i kompanisë sqaroi se si shtetasi indian ashtu edhe ai i Zelandës së Re ishin turistë.
Në anën tjetër, një përfaqësues i Dynasty Air deklaroi se helikopteri i tyre po transportonte vetëm mallra. Aksidenti ndodhi gjatë kulmit të sezonit të ngjitjes në Nepal – periudhë kur helikopterët përdoren shpesh për transportin e alpinistëve dhe ngjitësve në të gjithë rajonin.



