(Video) Të paktën gjashtë persona kanë vdekur për shkak të ciklonit në Indi

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, dhe furnizimi me energji elektrike në disa zona përgjatë bregut lindor të Indisë është ende i ndërprerë sot – një ditë pasi cikloni "Arnab" goditi rajonin, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra të forta – njoftuan zyrtarët.
Gazeta Times of India, duke iu referuar përfaqësuesve lokalë, raportoi për nëntë vdekje të shkaktuara nga goditje elektrike, shembje shtëpish dhe rrëzime pemësh. Një përfaqësues i qeverisë së shtetit federal Andhra Pradesh deklaroi se numri zyrtar i viktimave është gjashtë.
Cikloni "Arnab" – i cili Instituti Meteorologjik Indian e klasifikoi si "stuhi ciklonike shumë të fortë", që është kategoria e tretë më e lartë – dje herët në mëngjes arriti në tokë në Andhra Pradesh. Cikloni ka dëmtuar të paktën 15,000 shtylla elektrike, tha kryeministri i Andhra Pradesh, Nara Chandrababu Naidu, në një deklaratë për publikun.
Anije e ngujuar në breg, evakuar rreth 200,000 persona, shërbime të anuluara…
Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në shumicën e distrikteve, përveç Konasima dhe Godavari Perëndimor, thuhet në deklaratë. Një anije mallrash që lundron nën flamurin e Ishujve Marshall, me 20 anëtarë ekuipazhi, u ngujua pranë bregut të Andhra Pradesh; autoritetet thanë se anija sot nuk mund të vazhdojë udhëtimin për shkak të detit të trazuar.
Më shumë se 180,000 persona u evakuan nga shtetet federale Andhra Pradesh dhe Odisha para mbërritjes së ciklonit. Disa shkolla u mbyllën, dhe disa linja hekurudhore dhe ajrore u anuluan. "Arnab" u formua mbi Gjirin Bengal, ku shpesh ndodhin ciklone tropikale që shkaktojnë stuhi vdekjeprurëse në bregun lindor të Indisë, shkruan Reuters.



