E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zelenski: Me Trump mund të negocioj, por jo me Putin

16.10.2026, 16:50

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski deklaroi sot në Bruksel se është më e lehtë të bashkëpunosh me presidentin amerikan Donald Trump sesa me liderin rus Vladimir Putin, duke theksuar se takimet e tyre gjithmonë ofrojnë mundësi për diskutim dhe marrje vendimesh.

Duke folur pas samitit të BE-së, Zelenski e akuzoi Putinin se në të vërtetë nuk dëshiron të përfundojë konfliktin dhe vlerësoi se retorika e Rusisë për paqen është vetëm një justifikim për gatishmërinë për negociata.

"Ai nuk dëshiron që lufta të përfundojë. Jam i bindur se për këtë arsye edhe Donbasi është shumë i vogël për të", tha Zelenski, duke aluduar në pretendimet territoriale të Rusisë.

Në të njëjtën kohë, Zelenski shprehu shpresën që vendet evropiane do të gjejnë një mënyrë për biseda direkte me Rusinë. Ky format, sipas tij, do t'i mundësonte Kievit të mos mbështetet vetëm në përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zelenski theksoi se krijimi i një kanali evropian për komunikim nuk do të thotë përjashtimin e asnjë pale nga procesi i paqes, por nuk dha detaje konkrete se si mund të organizoheshin biseda të tilla.

Lajme të ngjashme