Andonovski: Qëllimi ynë është që shërbimet elektronike të arrijnë tek çdo qytetar

Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Petar Jankov, vizitoi Qendrën e re të shërbimeve – ETU Strumica, e vendosur në ndërtesën komunale. Me hapjen e Qendrës së 18-të të shërbimeve në Maqedoni, qytetarët e Strumicës dhe komunave përreth marrin akses në 350 shërbime nga Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike – uslugi.gov.mk, me ndihmën e drejtpërdrejtë të punonjësve në qendër.
Në një deklaratë për mediat, Andonovski theksoi se qendra e re është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm midis Ministrisë së Transformimit Digjital dhe vetëqeverisjes lokale, e cila siguroi hapësirën.
"Siç premtuam gjatë fushatës dhe siç biseduam me kryetarin, Strumica është në fokusin e Ministrisë së Transformimit Digjital. Është kënaqësi e madhe që këtu po hapim Qendrën e 18-të të shërbimeve në Maqedoni. Në bashkëpunim të shkëlqyer me vetëqeverisjen lokale, punonjësit tanë tani janë në dispozicion për t'u ofruar qytetarëve të Strumicës dhe të gjithë rajonit 350 shërbimet nga Portali Kombëtar", deklaroi Andonovski.
Ministri theksoi se qendra është e dedikuar për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi, nuk duan ose nuk dinë të përdorin vetë shërbimet elektronike nga shtëpia e tyre. Me mbështetjen e punonjësve, ata do të mund të kenë më lehtë akses në shërbimet e nevojshme në një vend të vetëm.
"Çdo qytetar që nuk është në gjendje ose nuk di si të përdorë shërbime elektronike nga shtëpia, do ta mund ta bëjë këtë këtu, në Qendrën e Shërbimeve. Certifikata e shtetësisë, dëshmitë për mosdënim, për evidencën penale dhe gjyqësore, nxjerrjet nga librat amë të lindjeve, martesave dhe vdekjeve, si dhe shërbimet nga Agjencia e Kadastrës, janë të disponueshme në një vend në Strumicë", theksoi ministri.
Kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm me Ministrinë e Transformimit Digjital dhe shprehu dëshirën që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të qytetarëve të komunës. Ai i ftoi qytetarët të përdorin shërbimet e Qendrës së re të Shërbimeve, të cilat do t'u kursejnë kohë dhe do ta lehtësojnë procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme.
Përveç aksesit në shërbime, qendra ka edhe një rol edukativ, përmes të cilit qytetarët do të marrin udhëzime dhe ndihmë për përdorimin e shërbimeve elektronike. Andonovski theksoi se bashkëpunimi me Komunën e Strumicës vazhdon edhe përmes projekteve të tjera për përmirësimin e aksesit digjital.
"Qëllimi i qendrës është edhe edukativ, dhe bashkëpunimi me komunat nuk ndalet këtu. Në Strumicë kemi realizuar edhe dy zona për internet falas përmes një projekti të GIZ-it dhe Bashkimit Evropian. Në periudhën që vjen, qytetarët duhet të presin risitë nga bashkëpunimi i Ministrisë me komunat, natyrisht edhe me Komunën e Strumicës", tha Andonovski.
Ministri konfirmoi angazhimin që deri në fund të vitit të hapen 20 qendra shërbimesh, duke paralajmëruar se të ardhshmet do të jenë Reseni, Kičevo dhe Gostivari. Gjithashtu, njoftoi një fushatë nga pranvera për afërsimin e shërbimeve elektronike tek banorët e zonave rurale.
"Qëllimi është që deri në fund të mandatit të arrijmë tek çdo qytetar. Premtova që deri në fund të vitit do të kemi 20 qendra të tilla shërbimesh dhe do ta përmbushim këtë. Të ardhshmet janë Reseni, Kičevo dhe Gostivari, me çka mbulojmë tashmë pjesën më të madhe të qyteteve në Maqedoni. Nga pranvera njoftoj edhe një fushatë për zonat rurale, për t'i afruar shërbimet elektronike tek të gjithë qytetarët, sepse vetëm në atë rast shërbimet digjitale janë të dobishme", përfundoi Andonovski
Lajme të ngjashme
Si rezultat i një hetimi të koordinuar midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u zbulua administratori i tregut ilegal online "OLVX", përmes të cilit ofroheshin të dhëna personale të vjedhura, kredenciale hyrjeje dhe mjete për kryerjen e krimit kompjuterik. Sektori për krim…
17:30Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, me ftesë të komandantit të Komandës së Përbashkët të forcave aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiral George M. Wikoff, sot mori pjesë në ceremoninë solemne për dorëzimin e detyrës komandant të misionit „KFOR“, e cila u mbajt në…
17:13Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot mori pjesë në shënimin e 59-vjetorit të themelimit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU). "Në ftesë të presidentit të MANU-së, akademikut Zhivko Popov, mikut tim të dashur, pata nderin të marr pjesë në shënimin e këtij dite të rëndësishme për…
17:08

