E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Gjorgjievski: Ura prej guri shkëlqen përsëri – krenaria e Shkupit në gjithë shkëlqimin!

Kryetari i Qytetit të Shkupit, sonte, së bashku me kryetarin e Komunës Esenler, Turqi, Mehmet Tevfik Goksu, vënë në përdorim ndriçimin e ri dekorativ dhe arkitektonik të Urës prej Guri, në praninë e ambasadorit të Turqisë, Shkëlqesia e Tij Alper Aktash, drejtorit ekzekutiv të Halk Bankës, Fatih Shahbaz dhe konsullit nderi, Ajdovan Ademoski.

"Ekzistojnë vende ku gjithmonë kthehemi, sepse në to njohim një pjesë të vetes. Për shkupjanët, një vend i tillë është Ura prej Guri. Në gurin e saj janë gdhendur shekuj historie. Aty janë takuar breza, kanë nisur miqësi dhe janë krijuar kujtime që zgjasin gjithë jetën.

Nën Vardar, mes dy brigjeve, qëndron krenaria jonë e përbashkët. Sonte, ajo krenari shkëlqen përsëri! Ndriçimi i ri thekson bukurinë e harkut të saj dhe i jep madhështinë e veçantë në zemër të qytetit. Një arsye më shumë për të ndaluar, për të parë dhe për të thënë sa bukur e kemi Shkupin! Për më tepër, janë ndriçuar edhe dy urat e tjera që për një kohë të gjatë nuk ishin në funksion. Pikërisht atë bukuri jemi të detyruar ta ruajmë", tha kryetari i Shkupit.

"Me përkushtim, me përgjegjësi dhe me vepra konkrete. Çdo shenjë e rinovuar është respekt për ata që na e lanë dhe investim për ata që vijnë pas nesh. Ky projekt ka dalë nga Protokolli i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Esenler. Nga bashkëpunimi i dakorduar deri te drita që sonte e shohim të gjithë – kështu ndërtohet një miqësi që lë gjurmë", tha Gjorgjievski.

Lajme të ngjashme