Hoxha: Me mbështetjen e BE-së përmirësojmë sistemin e cilësisë së ajrit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot u drejtua në ngjarjen përmbyllëse të projektit SMILE, i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit IPA II, i cili ka për qëllim përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së ajrit.
Hoxha theksoi se lufta kundër ndotjes kërkon një qasje sistematike, të dhëna të sigurta dhe veprime të koordinuara të të gjitha institucioneve përgjegjëse.
Brenda projektit janë përgatitur drafti i Ligjit të ri për cilësinë e ajrit ambient, tetë aktet nënligjore të reja, si dhe planet kombëtare për cilësinë e ajrit dhe kontrollin e ndotjes për periudhat 2027–2031 dhe 2027–2037.
Projekti kontribuoi gjithashtu në përmirësimin e monitorimit të ndotjes, përmirësimin e inventarëve të emetimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
„Përgjegjësia jonë është që të dhënat dhe zgjidhjet ligjore t’i shndërrojmë në politika më efikase dhe cilësi më të mirë të ajrit. Vazhdojmë të punojmë në zgjidhje sistematike që do të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe një mjedis jetësor më të pastër“, u shpreh ministri Hoxha.



