E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

I burgosur kapet me drogë ndërsa përdorte leje nga burgu

Një 27-vjeçar nga Bitola, i cili po vuante dënimin me burg, u arrestua në Gradsko pasi policia i gjeti disa lloje droge.

Sipas informacioneve nga policia, në atë moment ai po përdorte leje nga burgu.

Gjatë kontrollit tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substanca të bardha pluhur, substanca të bardha në formë blloku, marihuanë dhe tableta.

Për rastin u njoftua prokurori publik, ndërsa bitollani u dërgua në Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Burgun e Shkupit. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi e përshtatshme.

Lajme të ngjashme