Katër persona arrestohen pas ndeshjes së futbollit në Shkup, priten kallëzime

Ditën e djeshme punonjës policie nga SPB Shkup pas përfundimit të ndeshjes sportive të futbollit mes ekipeve FC Shkëndija Araçinovo dhe FC Tikvesh që u mbajt në stadiumin e Shkupit në Çair, privuan nga liria M.A.(33), F.R.(21), M.Ç.(31) dhe D.J.(36) të gjithë nga Shkupi, për shkak të thirrjeve dhe pjesëmarrjes në përleshje sipas nenit 3 të ZSNOSN, njoftoi MPB.
Personat u dërguan në Stacionin Policor dhe u përpiluan procesverbale për shkeljen e konstatuar.
Gjatë arrestimit te M.A. u gjet marihuanë dhe ai u privua nga liria sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të plotë do të dorëzohen kallëzimet përkatëse, njoftoi MPB.



