E shtunë, 7 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Levica: Shkupi duan ta paraqesin si kryeqytet evropian, ndërsa paratë publike t’i shpenzojnë pa kontroll

Ndërsa VMRO-DPMNE po përgatitet ta paraqesë Shkupin si Kryeqytet Evropian të Kulturës, Komisioni Evropian tashmë vë në dukje mangësi serioze në transparencën e menaxhimit, stabilitetin e financimit, realizimin në kohë dhe bashkëpunimin me aktorët kulturorë, reagojnë nga Levica.

Partia vlerëson se në vend të mundësisë historike për ta shfrytëzuar për një transformim thelbësor të jetës kulturore, ekziston rreziku që projekti të kthehet në një tjetër shfaqje të orkestruar partiake, ku evropiane do të jetë vetëm titulli, ndërsa praktikat e ndikimit politik dhe vendimmarrjes së mbyllur do të mbeten të pandryshuara.

„Absurdia merr përmasa edhe më serioze me kornizën ligjore të propozuar, me të cilën për një projekt me vlerë rreth 21 milionë euro parashikohet që Fondacioni të kryejë prokurimet jashtë regjimit të përgjithshëm të Ligjit për prokurime publike. Me fjalë të tjera, për një projekt që duhet të përfaqësojë një arritje kulturore evropiane propozohet përjashtim nga mekanizmat që sigurojnë kontroll publik dhe konkurrencë“, thonë nga Levica.

Aty shtojnë se pikërisht në vitin kur Komisioni Evropian konstatoi zero përparim në prokurimet publike, VMRO-DPMNE propozon një model të veçantë për menaxhimin e fondeve të mëdha publike. Levica pretendon se pas reagimeve dhe vërejtjeve të tyre për rreziqet, projektligji është tërhequr.

Partia paralajmëron edhe për rrezikun që projekti të përqendrohet rreth një rrethi të ngushtë menaxherial, ndërsa skena kulturore e pavarur, autorët, artistët dhe organizatat që me dekada mbajnë gjallë jetën kulturore në Shkup të mbeten pa garanci të mjaftueshme për pjesëmarrje thelbësore.

„Kush do të vendosë se cilat projekte meritojnë mbështetje, sipas cilave kritere, me çfarë kontratash dhe nën kujdesin e kujt?“, pyesin nga Levica, duke vlerësuar se modeli i propozuar hap hapësirë për shpërndarje jo transparente të fondeve, ndikim politik dhe privilegjim të aktorëve të caktuar.

Nga Levica kujtojnë se paralajmërimet për transparencë të pamjaftueshme nuk janë të reja. Që në monitorimin e mëparshëm, paneli ekspert evropian kishte kërkuar informacione thelbësore për strukturën organizative, garancitë financiare, programin, buxhetet dhe mekanizmat për ndjekjen e realizimit.

Në raportin për vitin 2026, siç theksojnë nga partia, Komisioni Evropian përsëri nënvizon nevojën për menaxhim transparent, financim të sigurt dhe zbatim në kohë të projektit.

„Nuk ka asgjë evropiane në përpjekjen që paratë publike të shpenzohen sipas rregullave të veçanta pa kontrolle të jashtme të mjaftueshme, as në kthimin e zhvillimit kulturor në privilegj të një rrethi të ngushtë vendimmarrësish“, theksojnë nga Levica.

Partia paralajmëron se do të insistojë në plotë transparencë të vendimeve, kontratave, kritereve dhe rrjedhave financiare, si dhe në pjesëmarrje reale të skenës kulturore të pavarur.

Lajme të ngjashme