LSDM: Përhapje paniku apo panik te Mickoski

LSDM reagon ndaj akuzave të kryeministrit Kristian Mickoski se opozita po përhap panik në rastin me "Alta banka", duke pyetur nëse përhapja e panikut përbëjnë edhe paralajmërimet për veprimtarinë e grupacionit financiar në Evropë, Mali i Zi dhe Serbi. Nga partia thonë se edhe një vit më parë kanë alarmuar për rreziqet lidhur me hyrjen e bankës në tregun maqedonas.
Në njoftim LSDM publikon një kronologji të ngjarjeve, duke filluar nga përpjekjet e "Alta grup" të Davor Macura në vitet 2023 dhe 2024 për të marrë "Adiko banka" në disa vende. Sipas partisë, në gusht 2024 Banka Qendrore Evropiane i ka pezulluar përkohësisht të drejtën e votës për shkak të dyshimeve për veprim të fshehtë të përbashkët, ndërsa rregullatori austriak në shtator ka shqiptuar një sanksion. LSDM i referohet edhe shkrimeve të "Financial Times" për verifikimet e origjinës së kapitalit dhe kontrollet kundër pastrimit të parave.
Në tetor 2025 Banka Qendrore e Malit të Zi ka refuzuar marrjen e "Adiko banka", ndërsa guvernatorja Irena Radoviq ka konfirmuar se ka pasur presione pas marrjes së vendimit.
Në të njëjtën kohë, "Alta banka" AD Beograd ka marrë Bankën Ekonomike Bitola, me miratimin e Bankës Popullore të Maqedonisë, duke fituar 95 për qind të aksioneve. Në vitin 2026 grupacioni ka blerë edhe kompaninë e sigurimeve ZOIL Maqedoni, e cila më vonë mori emrin "Alta sigurime" AD Shkup.
LSDM pretendon se Qeveria e Mickoskit ka dërguar një udhëzim tek ndërmarrjet publike për të vendosur për marrjen e aksioneve nga "Alta banka", me çka, sipas partisë, janë mbështetur aktivitetet bankare dhe sigurimore të grupacionit në Maqedoni.



