Ngacmim seksual dhe vjedhje e rëndë: kallëzime penale për një polici dhe një drejtues në Qendrën e Pranimit për të Huaj

Janë ngritur kallëzime penale kundër dy punonjësve të policisë për vjedhje të rëndë dhe ngacmim seksual, njoftoi policia.
Ata ishin të punësuar në Qendrën e Pranimit për të Huaj pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare "Veri".
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimeve të Kryera nga Persona me Kompetenca Policore dhe Anëtarë të Policisë së Burgut, kundër B.D. për arsye të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë" dhe kundër B.M. për arsye të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale "ngacmim seksual".
E para e kallëzuar, në vendin e punës si polici në Qendrën e Pranimit për të Huaj pranë QR për PK Veri, më 28.09.2026, gjatë një vizite në Qendrën e Pranimit për të Huaj, i ka marrë nënës së një personi të mbajtur përkohësisht një unazë ari dhe një unazë argjendi dhe 3.000 denarë që i gjeti gjatë kontrollit në çantën e personit të mbajtur përkohësisht.
I dyti i kallëzuar, drejtues i turnit në Qendrën e Pranimit për të Huaj pranë QR për PK Veri, më 30.09.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës ka hyrë në dhomën ku ishte vendosur personi i mbajtur përkohësisht, me veprime verbale dhe fizike, si dhe përmes përdorimit të mjeteve elektronike të komunikimit, shprehu pasion seksual dhe kreu veprime të tjera që qartë ngjajnë me marrëdhënie seksuale, duke cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, duke i shkaktuar ndjenjë pakëndshmërie, fyerje, poshtërim dhe frikë, e cila në atë moment ishte në gjendje nënshtrimi. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standardet Profesionale do të paraqesë propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim për B.D. dhe B.M.



