Përdorim i shtuar i dronëve për shënimin e 23 Tetorit, njoftoi MPB-ja

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së nesërme (23.10.2026), për shënimin e festës shtetërore 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase, do të ketë përdorim të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për xhirim nga ajri.
„Hapësira e parkimit e Muzeut të Artit Bashkëkohor për realizimin e ceremonisë do të jetë e siguruar në periudhën nga ora 10:00 deri në 23:30 dhe për këtë qëllim bëjmë apel tek qytetarët që të largojnë automjetet nga parkingu.
Aktivitetet do të realizohen brenda masave të planifikuara lidhur me shënimin e festës, ku në disa lokacione do të jetë e dukshme prania dhe lëvizja e shtuar e mjeteve ajrore pa pilot“.
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara paraprakisht dhe bën apel për mirëkuptim, me qëllim realizimin e tyre të pandërprerë dhe të sigurtë



