Lukashenko: As Moskës as Minskut nuk u duhet luftë, por duhet të jenë të përgatitur për të

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, sot gjatë takimit me ministrin rus të mbrojtjes Andrej Belousov deklaroi se as Bjellorusisë dhe as Rusisë nuk u duhet luftë në frontin perëndimor.
„Ne po përgatitemi për luftë, por bëjmë gjithçka që është e mundur për ta shmangur atë. As ne, as juve nuk na duhet. Megjithatë, për të parandaluar që kjo të ndodhë, gjithmonë duhet të jesh i përgatitur. Prandaj forcat tona të përbashkëta në drejtimin perëndimor gjithmonë do të jenë të nevojshme dhe sot ato janë në gjendje të mirë“, tha Lukashenko, transmeton „Belta“.
Lukashenko falënderoi Moskën për ndihmën në vendosjen e kontrollit me përdorimin e mjeteve të ndryshme teknike përgjatë perimetrit të Shtetit Federal, veçanërisht përgjatë kufijve të tij me Ukrainën dhe vendet perëndimore.



