(Video) Nikoloski: Punonjësit e zellshëm të MZ Transport shërbyen me sukses vagon pasagjerësh

"Diten e përfundojmë me një lajm të mirë" – shkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski në profilin e tij në Facebook dhe publikoi një video nga shërbimi i një vagoni pasagjerësh në punishtet e MZ Transport.
"Punonjësit e zellshëm të Hekurudhave Maqedonase Transport shërbyen me sukses një vagon pasagjerësh nga seria Bm dhe ky vagon së shpejti do të jetë në qarkullim.
Vagoni ka 11 kupé dhe kapacitet total prej 66 vende ulëse, ndërsa shpejtësia maksimale e këtij vagoni është 160 kilometra në orë.
Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe për përmirësimin e kapaciteteve të hekurudhave maqedonase,”- publikoi Nikoloski.



