E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shasivari në Samitin Ndërkombëtar për Drejtësi në Stamboll

08.10.2026, 12:18

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Drejtësi "Stambolli 2026", i cili mbahet më 8 dhe 9 tetor, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Samiti bashkon ministrat e drejtësisë nga shumë vende, përfaqësues të lartë të institucioneve gjyqësore dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfaqësuar një platformë të rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe përmirësim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

Nën moton "E ardhmja e drejtësisë: Përgjegjësi e përbashkët për njerëzimin", në Samit do të debatohet për sfidat bashkëkohore në drejtësi, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në përballimin e sfidave globale.

Lajme të ngjashme

Lafçiski në dorëzimin e detyrës komandant i misionit „KFOR“ në Kosovë

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, me ftesë të komandantit të Komandës së Përbashkët të forcave aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiral George M. Wikoff, sot mori pjesë në ceremoninë solemne për dorëzimin e detyrës komandant të misionit „KFOR“, e cila u mbajt në…

17:13