E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Luis de la Fuente trajneri më i mirë

Në ceremoninë solemne të ndarjes së Topit të Artë, çmimin për trajnerin më të mirë e mori selektori i përfaqësueses së futbollit të Spanjës, Luis de la Fuente.

De la Fuente, në korrik të këtij viti, udhëhoqi Spanjën drejt titullit në Kampionatin Botëror, i mbajtur në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në finale, pas kohës shtesë, spanjollët fituan ndaj Argjentinës me 1:0.

"Është nder të marrësh këtë çmim. Është veçanërisht nder të jesh i nominuar, të gjithë të nominuarit kanë bërë shumë dhe ata gjithashtu e meritojnë çmimin. Ky çmim është kolektiv. Kam një nga stafet më të mira teknike në botë, jam i rrethuar me ekspertë. Falenderim për të gjithë nga federata spanjolle që na lejuan të zhvillojmë këtë projekt. Falenderim për familjen time, për ata që janë këtu dhe për ata që nuk janë më. Futbolli është si jeta, na mëson se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Dua të vazhdoj të mësoj. Puna në ekip na bën të pamposhtur", tha selektori i Spanjës.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme