E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Murinjo me Realin e ndaloi serinë fituese të Barcelonës në “Camp Nou” në La Liga

Jose Murinjo përsëri arriti të mposhtë Barcelonën.

Trajneri i Real Madrid festoi golin e Kilian Mbape në minutën e 87-të, kundër rivalit më të madh me rrëshqitje karakteristike në gjunjë, ndërsa ekipi i tij siguroi fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme në garën për titullin në Spanjë.

Real fitoi 2:1 në “Camp Nou”, dhe Murinjo në këtë mënyrë vazhdoi paraqitjen e tij mbresëlënëse në një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror, 13 vjet pasi udhëhoqi për herë të fundit “klubin mbretëror” në El Clasico.

Portugezi u bë trajneri i tretë i Real Madrid që ka një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje kundër Barcelonës.

Në gjashtë El Clasico-t e fundit ku ai udhëhoqi Real Madridin, ai arriti katër fitore dhe dy barazime.

Para tij, Miguel Munjoz kishte një seri të tillë në periudhën nga 1962 deri në 1965, dhe Visente del Boske, nga 2001 deri në 2003.

Është interesante që para këtij takimi, Real kishte fituar vetëm një herë në tetë ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, por rikthimi i Murinjos në El Clasico i shkaktoi sërish dhimbje koke kampionit aktual.

Ekipi i Jose Murinjos u bë ekipi i parë që i mund gjigantët katalanas në ligë në stadiumin e tyre të rinovuar, duke përfunduar një seri mbresëlënëse pa humbje në fushën e tyre.

Që nga rikthimi në “Camp Nou” të rinovuar, në nëntor të vitit të kaluar, Barcelona nuk kishte humbur asnjë ndeshje ligash para tifozëve të saj deri në El Clasicon e mbrëmshëm.

Seria filloi me një fitore 4:0 kundër Atletik Bilbaos, pas së cilës katalanasit arritën edhe 17 triumfe të tjera.

Gjatë gjithsej 18 ndeshjeve, Barcelona shënoi plot 58 gola dhe pranoi vetëm 11, duke konfirmuar sa dominante ishte në fushën e saj.

Ndryshe, kjo është humbja e dytë e Barcelonës në stadiumin e rinovuar, pasi sezonin e kaluar humbi nga Atletico Madridi (0:2) në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme