UEFA përgatit një dënim brutal për Manchester City

Manchester City mund të përballet me një nga dënimet më drastike në historinë e futbollit evropian, spekulohet se UEFA po konsideron pezullim disa vjeçar për klubin anglez për shkak të shkeljes së dyshuar të rregullave financiare.
Sipas pretendimeve të gazetar kolumbian Cesar Augusto Londoño, siç raportoi portali anglez „TEAMtalk“, Manchester City mund të përjashtohet nga të gjitha garat evropiane për një periudhë prej shtatë deri në dhjetë vjet, nëse vërtetohet faji i tij.
Londoño njoftoi në rrjetin social „X“ se UEFA po shqyrton një mundësi të tillë, që do të përbënte një goditje të paprecedentë për klubin që në vitet e fundit ka qenë një nga më dominuesit në futbollin evropian.
Nëse këto pretendime realizohen, „qytetarët“ nuk do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës për gati një dekadë.
Sigurisht, mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë. Në fund të fundit, City me këto veprime ka rrezikuar reputacionin si të Premier Ligës ashtu edhe të UEFA-s, por tani po punojnë për të minimizuar dëmin.
Bëhet fjalë për një situatë paradoksale ku një dënim i madh do të tregonte njëkohësisht vendosmëri, por edhe pranimin e gabimeve të veta. Pikërisht për këtë arsye ky rast është kaq unik.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se UEFA zyrtarisht nuk ka konfirmuar se po mendon për një sanksion të tillë, kështu që për momentin bëhet fjalë vetëm për informacionet që prezantoi gazetari kolumbian.
Problemet për Manchester City nuk përfundojnë këtu, pasi klubi përballet edhe me sanksione të mundshme nga Premier Liga.
Foto/ Depositphotos


