E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Vardar i mundur në Poloni nga Wisła

14.10.2026, 22:44

Lojtaret e dorëbastit të Vardarit, në xhiron e katërt regjistruan humbjen e katërt në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë në Poloni, Wisła e mundi Vardarin me 33:32.

20 minutat e para të pjesës së parë përcollën rrjedhën e ndeshjes. Wisła demonstroi lojë të mirë në mbrojtje, arriti avantazhin 14:6. Vardar arriti në njëfarë mënyre ta ulë disavantazhin në tre gola deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Wisła shpesh kishte avantazh prej tre golash, Vardar arriti të afrohej vetëm në fund të ndeshjes. Vorkapiç nga penalltia uli në 33:32 në 20 sekonda para fundit, por nuk pati më kohë që të kuqezinjtë ta shmangnin humbjen.

Danezi Bjër me shtatë gola udhëhoqi Wisłan, te Vardari më efikas ishin Malus me nëntë dhe Vorkapiç me tetë gola.

Foto/ facebook.com/rkvardar

Lajme të ngjashme